Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Video intime e ambasadorit dhe zyrtares së qeverisë, flet Meta: Fabul e Meros, i ka qejf romancat ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për videon intime të përfolur në muajt e fundit të vitit të kaluar, mes një ambasadori të akredituar në Tiranë dhe një zyrtare të qeverisë.

Meta e ka mohuar mbrëmjen e sotme ekzistencën e një video të tillë, aq më tepër nga ana e tij, duke thënë se ajo ka qenë një fabul e gazetarit Mero Baze dhe sipas tij, e disa “portaleve të rilindjes”.

“Stausi ishte për të bërë hetimet pasi kur shqiptarët janë të shqetësuar si mund të mos jetë presidenti. Videoja është një fabul e Meros se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të rilindjes”, ka thënë presidenti.

Ndërkohë, i pyetur për marrëdhënien me ambasadorin Luigi Soreca, Meta ka thënë se me të nuk ka marrëdhënie të shkëlqyera por e ka mirëpritur që ditën e parë të punës së tij në Shqipëri.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, ka shtuar Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img