Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

VIDEO/ I mbuluar në gjak pas atentatit, ky është shqiptari besnik i dy bosëve të drogës që mbeti i vrarë në Ekuador

Lajme të ngjashëm

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Ekuador ku shkak kryesor dyshohet se është prishja e pazarit të kokainës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në veri të Guayaquil mbrëmjen e djeshme ku dy persona të armatosur kanë gjuajtur për vdekje me breshëri plumbash 34-vjeçarin shqiptar, Ergys Dashi.

Dashi kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike.

Burime pr mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.

Dashi, ishte njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku dy persona shkuan në restorantin ku Dashi po darkonte dhe nga një buqetë me lule nxorën armën me të cilën qëlluan me 20 plumba shqiptarin.

Në videon e publikuar nga mediat vendase shihet qartë trupi i 34-vjeçarit i mbuluar në gjak.

Më shumë