Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ I dënuar në Itali për shitje droge, 38 vjeçari prangoset në Tiranë me Range Rover (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ I dënuar në Itali për shitje droge, 38 vjeçari

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Arsen Daci, i shpallur në këkrim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim për shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje ka rënë në prangat e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Torino", në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", Vjedhja", dhe "Mbajtja e sendeve të vjedhura".

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", Vjedhja", dhe "Mbajtja e sendeve të vjedhura", parashikuar nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu