Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Homologia daneze mahnitet nga pikturat e Ramës: Nuk kisha parë kurrë një zyrë të tillë! Kryeministri: Këtë ma tha edhe Angela Merkel  

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Homologia daneze mahnitet nga pikturat e Ramës: Nuk kisha parë

Kryeministri Edi  Rama ka pritur sot në takim homologen e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ai i tregoi kryeministres daneze zyrën e tij në kryeministri, ndërsa i dhuroi një shall dhe çantë të punuara me dorë. Kryeministrja u mahnit nga  pikturat në zyrën e Ramës, duke thënë se nuk kishte parë kurrë një zyrë të tillë më parë.

Pjesë nga biseda: 

Rama: Kjo është zyra ime. Këtu punoj dhe këtu pikturoj. Ndodh gjatë takimeve.

Mette Frederiksen: Aktualisht keni dy zyra?

Edi Rama: Po, ata ulen, ulem dhe unë nga ana tjetër dhe ndërkohë vizatoj. Ju lutem!

Mette Frederiksen:  Pra këto janë tuajat dhe mund t’i njoh.

Edi Rama: Kjo është për ju, është i punuar me dorë, dhe së pari ky është një shall.

Mette Frederiksen: Ou është shumë i bukur. Falemindrit.

Rama: dhe  ky është një mozazik shumë i famshëm i Shqipërisë. Është po kështu edhe një edicion shumë i kufizuar, ëshët për ju dhe një çantë, me çantë mund të shkoni të bëni pazare të dielave.

Mette Frederiksen: Nuk e kam paër kurrë një zyrë të tillë, mund të jetë e vetmja në botë.

Rama: Angela më tha të njëjtën gjë.

Mette Frederiksen: Të tha të njëjtën gjë? Pikturon aty?

Rama: Jo janë vizatime pastaj hidhen në kompjuter, përpunohen, priten dhe pastaj prodhohen.

Mette Frederiksen: E këndshme! Më pëlqejnë vizatimet, falemiderit shumë, shumë e bukur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll