Aktivistët e Rinisë Demokratike në Kosovë në shenjë proteste kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshoeht se është përfshirë në një aferë korruptive.
Pas aktij akti menjëherë u bë e mundur ndalimi i të riut i cili u shoërua për në Komisariat.
Përmes një postimi në “Facebook”, Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me këtën gjarje duke theksuar se arrestimi i aktivistit të tyre është i paligjshëm dhe i gabuar dhe ai që duhet të bjerë në prangat e policisë është ambasadori Berishaj.
Siaps tyre, Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.
Ambasadori dyshohet se është përfshirë në aferën e madhe financiare dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.
Siç raportohet ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para këto të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Postimi i plotë:
Nuk arrestohet Martini, arrestohet Miloti!
Sot, aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.
Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti.
Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.
Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë.
E vërteta nuk do të mund të fshihet, përkundër mbrojtjes së pakuptueshme dhe të dyshimtë që po i bëhet, sado e madhe të jetë piramida e këtij skandali.
Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!
Sot është arrestuar personi i gabuar!