Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

VIDEO – Heroinë dhe mijëra euro të fshehura në kamion, qeni antidrogë ‘kap mat’ shqiptarët në portin e Ankonës (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia italiane në portin e Ankonës ka sekuestruar 1.1 kg drogë e llojit heroinë si dhe 43.000 euro. Droga ishte e ndarë në dy pako dhe ishte fshehur brenda në kamion.

Mediat italiane bëjnë me dije se kamioni kishte ardhur nga porti i Durrësit. Si fillim që diçka nuk shkonte e zbuloi qeni antidrogë, por nuk mundi ta gjejë substancën pasi ishte e mbështjellur fare mirë. Automjeti më pas iu nënshtrua kontrollit me rreze X, të cilat konfirmuan praninë e pakove dhe lejoi identifikimin e tyre të saktë brenda ngarkesës.

Autoriteti Gjyqësor ka sekuestruar substancën narkotike dhe automjetin e përdorur për transport, si dhe 43,000 euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Droga e gjetur, heroinë e pastër, e hedhur në treg, do të kishte sjellë një fitim prej rreth 35,000 euro. Shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç, shtetas të kombësisë shqiptare pa precedentë specifik, u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun Montacuto.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img