Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, Majko shpërthen ndaj Alibeajt: Ik ore, na vjen këtu dhe na diskuton si adoleshent

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Hapja e dosjeve të ish-sigurimit, Majko shpërthen ndaj

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar deputetëve që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit duke thënë “të shkallmohet dera e të hapen dosjet”.

Ndërkohë një përplasje ka pasur me deputetin Pandeli Majko, i cili tha se duhet pasur kujdes, se cënohen fate individësh.

Këtu ka pasur dhe një përplasje mes Alibeajt dhe Majkos, ku ky i fundit e ka quajtur ädoleshent" dhe për shkak të debatit me tone të larta është ndërprerë edhe mbledhja në Komisionin e Ligjit.

Pjesë nga debati:

Majko: Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe më mirëkuptimin e tyre, por duhet ta kuptosh që në dosje mund të ketë detaje që dhe vetë viktima nuk është i interesuar që t’i dijë. Duhet të kuptosh që janë bërë spijunë dhe njerëz që kanë vuajtur dy herë. Kanë vuajtur edhe si të përndjkeur kanë vujatur edhe si njerëz që kanë firmosur nën presion. Domethënë kur e them dramën, nuk më takon mua ta them këtë.

Alibeaj: Ja se ta them unë tani ta dëgjosh ti se po na bëke...

Majko: Ik ore, na vjen ketu dhe na diskuton si adoleshent, thua të hapen dosjet sikur është Facebook.

Alibeaj: Ti që mbron komunistët. A mund të flas unë tani...

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll