Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Video/ Grevistët e Zharrëzës nxjerrin përjashta deputeten e PS, i grisin para syve raportin e kryeministrit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Grevistët e Zharrëzës kanë nxjerrë jashtë deputeten e PS-së, Antoneta Dhimën, e cila kërkoi t’u dorëzonte një raport të komisionit ndërministror ku pranohej dëmi, premtoheshin riparime, por sipas banorëve nuk flitej për dëmshpërblime dhe nuk identifikohej përgjegjësi i shkatërrimit të fshatit.

Ata i kanë grisur para syve raportin deputetes së zonës, ndërsa theksuan se ishin ngopur me raporte të tilla.

Megjithatë, pas publikimit të lajmit, Dhima ka reaguar për Newsbomb duke mohuar që të jetë nxjerrë jashtë nga ambienti ku ndodheshin grevistët, pavarësisht se video nuk ka nevojë për shumë koment.

“Së bashku me kryetaren e Bashkisë si dhe administratorin e njësisë kam komunikuar si me grevistët ashtu edhe me komunitetin duke i vënë në dijeni për raportin e komisionit ndërministror dhe deklaratën për shtyp të dhënë nga qeveria që besoj dhe ju e keni marrë. Më vjen shumë keq për sa shkruhet në Newsbomb.al”, ka thënë deputetja Dhima.

Banorët akuzojnë kompaninë Bankers për shkatërrimin e banesave, pasi nëpërmjet veprimtarisë për nxjerrjen e naftës, shkakton mini-tërmete që u rrezikojnë jetën.

Ditën e sotme në Kuvend pati një debat mes deputetit të LIBRA-s, Ben Blushi dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi për këtë çështje. Qëndrimin e Peleshit e kanë kundërshtuar menjëherë grevistët.

Lexo edhe: Të sfilitur dhe të pafuqishëm grevistët replikojnë me Niko Peleshin: Po e politizon, mos spekulo me gjakun dhe fatkeqësinë tonë

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fthurje%2Fvideos%2F557740767768429%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”330″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]

Më shumë




spot_img








spot_img