Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Greqia e vendosur për "Belerin", Rama "debaton" me Mitsotakisin në Bruksel

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Greqia e vendosur për "Belerin", Rama "debaton"

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje në përfundim të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor i cili u mbajt këtë të mërkurë në Bruksel. Në një moment të videos kreu i qeverisë shqiptare shfaqet teksa me tone të ashpra flet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Në këto pamje shihet qartë se mes dy krerëve të dy vendeve ka tensione, të cilat mendohet se vijnë për çështjen “Beleri” e cila prej muajsh ka futur në “sherr” Greqinë dhe Shqipërinë.

Prej kohësh Greqia ka kërcënuar Shqipërinë me “veto” për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Pavarësisht se disa vende të BE po i bëjnë presion vazhdimisht Greqisë, Athina ka vijuar të ashpërsojë qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Më herët u bë me dije se Greqia dorëzoi një deklaratë me shkrin në të cilën theksohej se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese