Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

VIDEO/ Gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen mbërrijnë në Kurdistanin sirian (Detaje të reja nga operacioni)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Administrata Autonome e Sirisë Veriore dhe Lindore (AANES) i dorëzoi sot 19 gra dhe fëmijë, anëtarë të familjeve të Shtetit Islamik (ISIS) me kombësi shqiptare një delegacioni zyrtar nga vendi.

Gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen ditën e nesërme në Shqipëri kanë mbërritur disa orë më parë në Qamishli (Kudistanin sirian). Lajmin e bën të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Taulant Koplikaj.

tau

Ai ka publikuar foto të grave dhe të fëmijëve. Në Qamishli u mbajt edhe një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë edhe Gledis Nano dhe Indrit Dod kreu dhe numri dy i anti-terrorit në vendin tonë.

Drejt Tiranës do të udhëtojë:

Lista e plote e riatdhesimeve:

Klodilda Zani (Cami), Tirane, me 3 femijet (Jasmina)

Brunilda Koçellari, Tirane, me 5 femijet

Entela Vladi nga Dibra me 4 femijet.

Ruzhdije Balliu, nga Librazhdi, me e moshuara nga grate.L. K. me dy femijet.

Disa prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Disa prej burrave të këtyre pesë grave janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS ndërsa ata që janë gjallë ndodhen në burgjet kurde.

Konsulli shqiptar Mark Gharib deklaroi gjatë një konference shtypi ku morën pjesë mediat vendase dhe ndërkombëtare në Qamishli të Sirisë verilindore, se “qeveria shqiptare po punon për të riatdhesuar të gjithë qytetarët e saj nga Siria dhe do të punojë për t’u kthyer te fëmija i fundit për të pasur një jetë të denjë, sepse hyrja e këtyre fëmijëve në Siri nuk ishte zgjedhja e tyre”.

Më shumë

spot_img