Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Goditet nga rrufeja avioni i nisur nga Rinasi, tmerrohen pasagjerët

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Goditet nga rrufeja avioni i nisur nga Rinasi, tmerrohen pasagjerët

Një avion i nisur nga aeroporti i Rinasit është goditur nga rrufeja pak çaste pasi ishte ngritur në fluturim.

Lajmin e bën me dije gazetari nga Kosova, Venhar Isufi, i cili ka patur nipin në bordin e avionit gjatë incidentit. Ai shkruan se për fat të mirë avioni nuk ka pësuar dëme dhe ka arritur të kthehet sërish në pistë.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja. Një numër i madh udhëtarësh kanë qenë në aeroplan, por ka kaluar pa dëme në njerëz. Video është bërë pak çaste pas ngjarjes”, shkruan ai.

Ai shprehet se momenti i goditjes së avionit nga rrufeja ka qenë tronditës dhe ka shkaktuar panik të madh te pasagjerët.

“Aeroplani tashmë është kthyer përsëri ne Aeroportin e Tiranës, faleminderit Allahut që nuk e ka lejuar këtë ngjarje të bëhet më e madhe”, shprehet ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.