Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Gjesti i veçantë i polices së Rrugores në Tiranë, ndihmon gruan me probleme me këmbët të futet në taksi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Gjesti i veçantë i polices së Rrugores në

Policia Rrugore e Tiranë dhe ajo e Rendit ka dalë në gatishmëri prej mëngjesit të sotëm për shkak të fluksit të lartë të mjeteve në qarkullim, duke qenë se kjo e hënë e 12 shtatorit përkon dhe me nisjen zyrtare të vitit të ri shkollor.

Dhjetëra efektivë dhe patrulla të lëvizshme janë vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit, pranë shkollave dhe në kryqëzimet kyçe të Tiranës. Së fundmi, një efektive e Rrugores e planizuar pranë Rrugës së Kavajës ka bërë një gjest të veçantë, teksa ishte në shërbim.

 

Siç shihet dhe nga pamjet, efektivja ndihmon një grua me probleme me këmbët që të fytet në taksi dhe më pas vazhdon normalisht shërbimin. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga pedagogu dhe sipërmarrësi Isidor Koti.

"Megjithë problemet e panumërta, duhet pranuar që niveli etik dhe profesional i brezit të ri të policisë është në parametra evropianë. Pavarësisht si trajtohen... Gjesti i kësaj policeje sot te rruga e Kavajës, duke ndihmuar të hypte në makinë një zonjë (me probleme me këmbët) më la shije shumë të mirë. Kështu e duam policinë, në shërbim të qytetarëve! BRAVO", shkruan ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese