
Biznemesni Gjergj Luca, në këtë ditë të shënuar i ka përcjellë urimet më të përzemërta, apo ashtu si dhe vet ai e thotë, urimin më të sinqertë dhe plot respekt të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Teksa të gjithë festojnë krah familjarëve të tyre Bajramin, Luca është shfaqur krah peshkatarëve turq dhe atyre shqiptarëve me të cilët ka vendosur që ta kalojë këtë ditë të bekuar të Zotit. Gjatë fjalës së tij biznesmeni i përcolli urime për Bajramin të gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen
"Sot, në këtë ditë të bekuar të Zotit ne na u bë peshqeshi më i madh. Këta burrat turq edhe shqiptarë kanë ardhur nga Mesdheu me rrjetat plot me ton dhe sot po bëjmë transfertën e tonit.
Kemi ardhur këtu që të festojmë Bajramin të gjithë bashkë, bashkë me vëllezërit tanë turq. Gëzuar shqiptarët e Shqipnis, gëzuar shqiptarët e Maqedonisë, gëzuar vëllezërit e Kosovës, gëzuar shqiptarët e Serbisë, gëzuar shqiptarët e Malit të Zi, gëzuar shqiptarët e Greqisë. Gëzuar arnautët, shqitparët e Turqisë”, dëgjohet të thotë Luca.