Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

VIDEO / Gazetari zbulon ngjarjen e RËNDË në SHKODËR: Tre persona morën peng pronarin e lokalit, i thanë djalit “dorëzo 500 mijë EURO në lagjen RUS” ose…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar sot një ngjarje të rëndë kriminale, sipas tij, të ndodhur në 25 maj në Shkodër ku është marrë peng një person.

Hoxha tha se viktimë e pengmarrjes për disa orë ka qenë pronari i një lokali në Shkodër.

Në “ABC News”, gazetari publikoi edhe pamjet e pengmarrjes së dyshuar. Ai tha se tre persona me një fuoristradë Audi me targa angleze shkuan në lokal si klientë. Pasi porositën kafetë, ata i hodhën një këllëf jastëku në kokë pronarit dhe e morën peng.

Hoxha tha se personat e çuan pronarin e lokalit në një zonë malore të Kukësit, dhe përmes telefonit të tij i dhanë ultimatum djalit që të dorëzonte 500 mijë euro në lagjen “Rus” të Shkodrës.

Gazetari tha se pavarësisht vënies në dijeni të prokurorisë dhe policisë, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me këtë rast. Sipas Hoxhës, pengmarrësi u la i lirë pasi personat që e rrëmbyen u trembën kur disa persona të tjerë të rëndësishëm u interesuan për fatin e tij.

Deklarata e Hoxhës:

Kjo video është bërë në datën 25 maj ku tre persona…kemi të bëjmë me një pengmarrje, personi që është marrë peng quhet Mitat Balla, kanë shkuar tre persona aty si klientë, i kanë hedhur një këllëf jastëku në kokë, janë larguar me një Audi në drejtim të Kukësit, e kanë mbajtur peng për katër orë. Janë tre persona që e kanë marrë peng. Po e publikoj se kam pritur reagim nga autoritetet dhe ka patur heshtje totale. Ky është çuar në një zonë malore në Kukës, është vendosur kontakt me familjarët e tij dhe i kanë thënë nëse nuk dorëzoni 500 mijë euro në lagjen Rus të shkodrës, babai yt nuk kthehet në shtëpi.

I biri kishte prerë biletën atë ditë për në Angli. Cili ka qenë motivi, a ka të bëjë kjo me aktivitetin e djalit në Angli. Nuk e di, por ajo që di është se ky person është marrë peng, familjarët kanë njoftuar policinë. I kanë bërë një telefonatë tjetër të birit pak më vonë dhe i kanë thënë nuk e lëmë të iki baba jot, po nuk i çove 500 mijë euro. Për fat të mirë, i biri i pengut i ka regjistruar. Mes njerëzve që janë shqetësuar ka patur edhe njerëz që janë interesuar dhe kanë marrë në telefon pengun. Kur pengmarrësit kanë parë numrat e telefonit që i kanë rënë telefonit të pengut, janë trembur dhe e kanë lëshuar. Pas disa ditësh kjo fuoristradë është gjetur e djegur në fshatin Fishtë. Problemi është se këta persona janë të lirë.

Video (ABC News):

Më shumë

spot_img
spot_img