Zëvendëskryeministri njëherësh edhe kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi ka qenë i ashpër me gazetarët, të cilët e kanë pyetur nëse do të arrihet një dialog.
Ai u shpreh se vazhdojnë bisedimet dhe se nuk ka një propozim nga Bashkimi Europian, ndërsa i pyetur për takimin e radhës javën që vjen ai tha se nuk është Nostadamus dhe se nuk e di se çfarë mund të ndodhë.
“Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tani me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësin e daljes nga kriza po nuk ka dakordim edhe nuk ka logjikë me diskutuar në publik.
Vjen e marta pas të hënës, nuk e di çka do të ndodh. A e din çka do të ndodh, unë nuk jam Nostadamus jam zv. kryeministër. Nuk e di çka do të ndodh të hënë, jemi duke diskutuar a jeni duke kuptuar” tha ai.
Bislimi i ashpër me gazetarët kur pyetet për dialogun: S’jam Nostadamus – a po kuptoni, të rritet serioziteti from Ekonomia Online on Vimeo.