


Vajza shqiptare e kritikut të artit Vittorio Sgarbi ka reaguar për herë të parë pas incidentit në plazhin e Palasës.
Në emisionin “Live – Non è la d’Urso”, Alba ka thënë se për fat të mirë vendosi ta shoqëronte në momentin që ai vendosi të hynte në det.
“Babai donte të futej në det, unë isha e vetmja që vendosa ta shoqëroja. Nuk i prisnim ato dallgë, kështu që kur e pashë në vështirësi shkova ta ndihmoj,” ka rrëfyer ajo.