Kosova u mposht në Greqi me rezultatin 2-0, në kuadër të Ligës së Kombeve, grupi 2 në Ligën C. Dardanët rezistuan deri në minutën e 71’, ku pësuan golin e parë. Më pas sfida u mbyll në minutën e 99’, ku i pa grekët të dyfishonin shifrat me portën bosh.
Pas goli të parë, takimi u shty për rreth 5 minuta sepse tifozët grek filluan të sulmonin me mjete pyroteknike shqiptarët e pranishëm. Vendasit nuk mund ta pranonin flamurin shqiptar në tribunën e Kosovës dhe thirrjet patriotike për Shqipërinë, që jehonin në stadiumin e tyre.