Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Ervin Demo inaguron parkingun e ri në qendër të Beratit: Vitet që kemi para do të mbahen mend në të gjithë Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ervin Demo inaguron parkingun e ri në qendër të Beratit:

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, inaguroi parkingun e ri në qendër të qytetit. Projekti, një ndër më madhorët në qytetin e Beratit, ka një kapacitet prej mbi 200 mjetesh dhe i jep një frymëmarrje të rëndësishme lehtëismit të trafikut në qytet.

Ai tha se ky është vetëm një nga shumë projektet madhore që do të ndodhin në Berat për ta kthyer këtë qytet aty ku e meriton.

“Ne do kemi një dallgë të jashtëzakonshme për zhvillimin e Beratit dhe më besoni që vitet që kemi përpara do të jenë vitet e kthesës që Berati do të mbahet mend në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Demo

Demo dha një mesazh edhe kundër-kandidatit të tij, i cili ka dalë kundër këtij projekti. Ai tha se bashkia i ka kursyer taksapaguesve rreth 150 mijë dollarë duke e hartuar vetë projektin dhe ka bërë një punë të jashtëzkonshme për ta siguruar atë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Demo tha se kundërshtarët e duan Beratin si vegël për luftë politike.

"Ky parkim është treguesi më i mirë që në qoftë se ne këmbëngulim, në qoftë se ne nuk shpërqëndrohemi nga zhurmat e pafundme, të cilat vijnë nga ata që nuk e duan Beratin shumë por e shikojnë Beratin si një vegël që thjesht mund të luajnë dhe nuk e shohin si një qytet që jo vetëm ka një të ardhme të jashtëzakonshme por mbi të gjitha duhet të ndërtohet për brezat që ne kemi përpara", tha ai.

Parkingu nëntokësor gjendet poshtë sheshit kryesor të qytetit dhe është pjesë e rikualifikimit të qendrës ku do të shtohet edhe një shesh tjetër i ri, ai i bashkëjetesës fetare, një projekt që e kthen qytetin në identitet. Parkingu nëntokësor do të shërbejë edhe për evente të ndryshme kulturore dhe artistike, që kohët e fundit jasnë shtuar shumë në qytetin e njëmbinjë dritareve.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll