Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO/ Erdogan mban fjalën, ngre turqit në protestë në Hollandë, përzë ambasadorin

Shkruar nga Newsbomb

Tensionet mes Turqisë dhe Hollandës janë në pikën më të lartë të tyre në historinë e dy vendeve. Qeveria holandeze ka marrë sot vendim për të mos lejuar uljen e avionit ku ndodhej ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, çka ka zemëruar Ankaranë.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan i ka konsideruar zyrtarët holandezë si nazistë dhe fashistë, ndërsa i ka paralajmëruar për përgjigjje të ashpër. Ai ka kërkuar që ambasadori i Hollandës në Turqi, i cili ndodhet aktualisht në vendin e tij, të mos kthehet në Ankara për një periudhë të pacaktuar.

Kryeministri holandez, Mark Rutte e ka konsideruar vendimin e Qeverisë si të duhurin, njësoj e ka vlerësuar edhe radikali i opozitës Geert Wilders.

Hollanda nuk ka lejuar gjithashtu eskortën e ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjen, Fatma Betül Sayan Kaya, për të mbërritur në qytetin e Roterdamit, aty ku kishte planifikuar një takim me emigrantët turq.

Ankaraja ka organizuar disa takime në Europë për të mbështetur referendumin e presidentit Erdogan, i cili kërkon të ndërmarrë ndryshimet kushtetutese për ta kthyer Turqinë në republikë presidenciale. Kancelaritë europiane i kanë kritikuar këto takime në shtetet e tyre dhe përveç Hollandës, Gjermania dhe Austria kanë pezulluar gjithashtu takimet.

Aktualisht në Roterdam me qindra emigrantë turq janë ngritur në protestë për shkak të ndalimit të takimit me zyrtarët e shtetit nga ata vijnë. Erdogan kishte paralajmëruar më herët se nëse nuk do të lejoheshin takimet, ai do të ngrinte në këmbë turqit në të gjithë Europën.

[iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fcnnturk%2Fvideos%2F10158507908380106%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allowFullScreen="true" ]

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.