Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Emocionohet Artan Hoxha, i kërkon ndjesë bashkëshortes në emision: Nuk do isha ky që jam pa ty...

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Emocionohet Artan Hoxha, i kërkon ndjesë bashkëshortes

Si rrallë herë gazetari investigativ Artan Hoxha nuk ka ardhur për të folur për detajet e një ngjarje kriminale, por për të rrëfyer jetën e tij.

Së fundmi në “E diell”, ai ka treguar se bashkëshortja e tij, Nevila, ka qenë një mbështetje tepër e madhe në karrierën si tij, ku pa të Hoxha nuk do ishte ky që është sot.

Ai i ka kërkuar ndjesë asaj si dhe djalit të tij për shqetësimet që i ka sjellë si pasojë e punës që ai bën.

“Nëse nuk do të ishte Nevila, unë nuk do të isha ky që jam sot, është njeriu që të mbron krahët, që të motivon, është njeriu që të relakson, që të qetëson. Gjej mundësinë që t’i kërkoj jashtëzakonisht ndjesë për shqetësimet që i kam sjellë, sidomos prej punës.

Imagjino, unë jam i mësuar, jam i rrahur me vaj dhe uthull për punën që bëj. Por ata nuk janë kështu, ajo është njeriu që lexon, interpreton, unë se kam problem, nuk i shikoj lajmet dhe portalet. Informacioni që vjen, ajo më thotë ndiqe këtë ngjarje sepse më duket interesante, unë jam bërë shumë i ftohtë me këtë gjë”, tha Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=LLOb9kXO9bA&t=1s

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese