Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Video ekskluzive/ Euronews Albania siguron pamje brenda kampit Al-Hol nga ku u evakuuan pesë shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Kampi al Hol ne Siri

Riatdhesimi i pesë shqiptarëve nga Siria në Shqipëri ka qenë lajmi kryesor sot pothuajse në të gjithë mediat shqiptare. Katër fëmijë dhe një grua e plagosur patën fatin falë përpjekjeve të forcave të Antiterrorit shqiptar, që të lënë kampin e "Al Hol" dhe të niseshin drejt Shqipërisë.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati u shpreh se ky ka qenë një aksion tepër i vështirë. Ai pohoi se krahas pesë shqiptarëve është bërë e mundur që të nxirren nga kampi Al-hol edhe 15 shqiptarë të tjerë, të cilët më pas janë zhvendosur në një kamp tjetër, i cili sipas tij është më i sigurt për jetën e tyre.

“Ka qenë një operacion i vështirë dhe ka pasur disa tratativa nga forcat e Anti-terrorit.  Forcat speciale që e shoqërojnë zyrtarët e Anti-terrorit shqiptar janë forca kurse speciale, pasi ata kanë tagër atje në Siri. Krahas katër fëmijëve, bëhet fjalë për 15 shtetas të tjerë që janë nxjerrë nga kampin Al-Hol dhe janë dërguar në një kamp tjetër më të sigurt’, tha gazetari Ferhati.

Euronews Albania ka siguruar një video ekskluzive, ku shikohen forcat e të Anti-terrorit shqiptar duke kryer kontrollet e fundit në kamp. Në pamje shfaqet edhe një simbol i flamurit të ISIS-it, që është i vendosur në një depozitë uji. Ky simbol duket se vijon të përdoret nga ana e personave të radikalizuar, të cilët ushtrojnë presion për banorët në kamp.

Gjatë një interviste për emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, daja i djalit të riatdhesuar Endri Dumanit, Gjetan Ndregjoni, tregoi çastet e para kur e takoi nipin në pikën kufitare të Rinasit. Ai iu drejtua me një apel të drejtpërdrejtë mbesës Eva Dumanit, e cila  ndodhet ende në kampin e ferrit në Siri.

“Janë emocione të veçanta. Unë u ndjeva i gëzuar me thënë të drejtën, por të kishte ardhur edhe Eva do të ishte një lumturi e paparë për ne, Do të ishte një rilindje për ata dy fëmijë . Ma do mendja ka qenë në  presion  e njerëzve të brendshëm aty. Të pret mami dhe vëllait, të presin dajat dhe xhaxhallarët. Mos u tremb asnjë ushtari që vjen dhe të kërkon dhe të kthehesh pranë familjes. Tani është në  qendrën sociale nën trajtimin e psikologëve edhe mjekëve. Ishte një kohë shumë e shkurtër, dhe nuk patëm kohë të më shumë kohë me të. Ajo do varet  nga ecuria nga ana psikologjike”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll