Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Edi Rama mbërrin në Turqi, pritet me nderime nga zyrtarët turk

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Edi Rama mbërrin në Turqi, pritet me nderime nga zyrtarët

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi, në kuadër të vizitës zyrtare me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Kreu i qeverisë ka zbritur në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, aty ku dhe është pritur nga zyrtarët turq.

“Turqi, Ankara - Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan Rama.

Së bashku me kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë kësaj vizite në Turqi priten që të nënshkruhen dhe disa projektmemorandume apo projektmarrëveshje. Marrëveshjet kanë të bëjnë me turizmin,  menaxhimin e zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.

Ndalesa e parë e Kryeministrit Rama sipas axhendës së zbardhur më herët do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut, lideri i Luftës Turke për Pavarësi dhe themeluesi e Presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre.

Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive. Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë. Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese