Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

VIDEO/ E shtrinë përtokë dhe e goditën deri sa u mbulua në gjak, ky është momenti kur truprojat rrahin biznesmenin Sino Llanaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

22da6cbed9617c3eb95e5f0290356c23

Banorët e një pallati në ndërtim në zonën e Astrit në Tiranë kanë protestuar paraditen e sotme, pasi nuk kanë marrë apartamentet për të cilat kanë parapaguar prej 4 vitesh. Shkak, është përplasja mes dy investitorëve.

Biznesmeni Sino Llanaj, një prej investitorëve, është rrahur keqas dhe është dërguar menjëherë në spital. Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën Ndre Mjeda, ky dy investitorët “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk” do të realizonin punimet.

Sic mësohet nga banorët, dy investitorët, janë në konflikt me njëri tjetrin dhe konfliktin po e zgjidhin në gjykatë, ndërkohë që banorët, për shkak të konfliktit të tyre të tejzgjatur kanë mbetur jashtë.

Sot, Sino Llanaj, është prezantuar para banorëve por sic tregojnë këta të fundit, bodigardët e pronarit tjetër të Star Constraction, kanë goditur biznesmenin Sino Llanaj që është dërguar në spital.

Këto janë pamjet kur bodyguardët e pronarit tjetër të pallatit shtrijnë dhe godasin biznesmenin Sino Llanaj, i cili shihet i mbuluar nga gjaku.

 KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Video nga JOQ:

Më shumë

spot_img
spot_img