Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

VIDEO e rrallë, këngë dhe valle në familjen e Adem Jasharit

Lajme të ngjashëm

Një video e rrallë është publikuar në rrjetet sociale ditët e fundit. Në pamje shfaqen familja e heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari.

Në të shumtën e rasteve ato që kanë qarkulluar në media nga kjo familje janë anëtarët me armë në dorë e duke luftuar, por këto pamje janë të rralla, për shkak se shfaqin momente gëzimi në familjen e heroit të Kosovës.

Gjithsesi, festimet me armë nuk kanë munguar as në familjen Jashari.

Sipas mediave në Kosovë, data e regjistrimit të këtyre pamjeve te familja Jashari është 4 tetori i vitit 1995, kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë.

Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët të cilët po qëndronin në shtëpi.

Pamjet brenda familjes nuk janë të tëra që shfaqen në video, aty paraqiten edhe momentet e luftimeve heroike të familjes ndaj ushtrisë serbe.

Më shumë