Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

VIDEO e rrallë/ Fouristradat ruse rrethojnë dhe godasin ato amerikane në shketëtirën e Sirisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

23dd4dfefa6918b34a47cd552e06ea3d

Një video e rrallë është publikuar në mediat sociale, ku shihen makinat ushtarake të patrullimit rus dhe amerikan në shkretëtirën e Sirisë.

Një fouristradë ruse duke ecur përplas (me dashje) atë amerikane dhe kaq u desh që gjendja të agravohej mes dy superfuqive të botës dhe të nisin akuzat ndaj njëra-tjetrës.

Rusia ka fajësuar SHBA për pengim të patrullës ruse, ndërsa Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë tha që një automjet rus goditi një automjet ushtarak amerikan, duke shkaktuar lëndime të lehta për ekuipazhin e automjetit.

Zëdhënësi i NSC, John Ullyot, dënoi ushtrinë ruse për përplasjen, duke i quajtur veprimet e rusëve si të pasigurta dhe jo profesionale.

SHBA ka rreth 500 trupa në zonë dhe  ndihmon aleancën e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequr nga kurdët, ndërsa Rusia, që prej fillimit të kon fliktit në Siri, ka mbëshrtetur me armatime dhe foca ushtarake Presidentin sirian Bashar al-Asad që luftojnë me grupe të ndryshme rebele, përfshirë ISIS.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img