Hapësire reklamuese

Bota

VIDEO E RËNDË/ E pabesueshme, i vdekuri “rikthehet në jetë”, ngrihet në këmbë brenda morgut

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO E RËNDË/ E pabesueshme, i vdekuri “rikthehet në

Një ngjarje e pabesueshme nga ndodhur në Rusi ku një kufomë është “ringjallur”. Në videon e publikuar nga mediat vendase shihet momenti kur një burrë i mbuluar me një një çarçaf e hedh prapa dhe ngrihet nga tavolina.

Në mbishkrimin e videos, shënohet se burri i cili pretendohet se kishte vdekur në mëngjes  "u rikthye në jetë".

Menjëherë pas publikimit të kësaj video, erdhi dhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë të cilët e quajtën videon false, duke theksuar se në qytet nuk ka morgje që duken si ambientet nga regjistrimi.

"Videoja është false. Dhoma në video, e cila pretendohet se është caktuar si një nga morgjet e Tverit, nuk është e tillë. Nuk ka morgje në Tver të ngjashme me atë që shfaqet në video," komentoi Ministria e Shëndetësisë. për RIA Novosti, duke pretenduar se është një skenar.

Shërbimi për shtyp i një prej kinemave në internet pranoi se video me kufomën e ringjallur doli të ishte skenë  nga filmi.

“Ne duam t'ju informojmë se videoja që u shfaq në këtë lajm është pamje nga traileri i filmit,” tha kinemaja në një deklaratë.

https://www.youtube.com/watch?v=hJpXSKlZAUs

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu