Hapësire reklamuese

Aktualitet

Video e plotë/ Skenat e dhunës ndaj fëmijëve 3-6 vjeç në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb

Në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, nga kamerat e “Ça Thu” në Agon Channel, është botuar një video tragjike, ku kujdestaret janë duke dhunuar në mënyrë çnjerëzore fëmijet e moshës 3 deri në 6 vjeç.

Ngjarja skandaloze me fëmijët e vegjël po bën xhiron e rrjeteve sociale pas publikimit nga Agon Channel dhe priten masa serioze të autoriteteve ndaj punonjëseve të cilat e kanë për detyrë të mbajnë fëmijët.

Momenti kulmor i videos është kur kujdestarja i bie me shqelm fëmijës së vogël dhe ai nuk ngrihet. Por ajo vazhdon pa u ndalur.

Ndërkohë, incidentet e tjera kur fëmijët rrëzohen edhe pse janë të dhimbshme janë larg dhunës së treguar qartë në video.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=Lrs8IuvXUVY[/embed]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.