Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO e plotë, kush është e reja që bllokoi rrugën në Tiranë, me shoqet hapën shampanjë e ia nisën kërcimit, fton të rinjtë në “sfidën” e re të Tik Tok-ut

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO e plotë, kush është e reja që bllokoi rrugën

Është publikuar video e plotë e vajzave, të cilat pak ditë më parë bllokuan rrugën në Unazën e Madhe në Tiranë duke zhvilluar një video për Tik Tok.

Ka qenë një nga vajzat, Klaudia që e ka postuar videon e plotë të rrjetet sociale. Në video katër vajzat shihen me muzikë në “kup të qiellit”, e teksa hapin shampanjën dalin nga makina dhe kërcejnë nën ritmin e këngës “Fajet”, ku video është realizuar përmes një droni.

E sikur mos të mjaftonte që vetë 4 vajzat kanë bllokur rrugë, tani kërkojnë që kjo të kthehet në një “challenge” (sfidë), që të gjithë të bëjnë video të tilla, për të vlerësuar më pas se kush është edhe më e bukura.

Si duket në këtë mënyrë artistët, të cilët shtohen çdo ditë e më shumë, kërkojnë që në këtë lloj formash të tërheqin edhe vëmendjen.

Kujtojmë që në lidhje me ngjarjen policia ka gjobitur shoferen 21 vjeçe. Ajo është ndëshkuar me 500 mijë lekë (të vjetra) gjobë dhe Mercedesi i është bllokuar.

Lexo edhe: “O bobo, ecim”, Policia identifikon 21 vjeçaren që bllokoi rrugën në Astir, i sekuestron Mercedesin luksoz dhe e gjobit me 500 mijë lekë, ishte edhe pa patentë (VIDEO)

Lexo edhe: VIDEO/ Papërgjeshmëri totale, vajzat bllokojnë trafikun në Tiranë, dalin nga “Benzi” e ia “plasin” kërcimit në mes të rrugës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll