Tirana
few clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Video e nuses në Librazhd/ Reagon Avokati i Popullit: Publikimi i pamjeve përbën cënim të jetës, të merren masa për mbrojtjen e 20-vjeçares

spot_img

Lajme të ngjashëm

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar mbi publikimin e pamjeve, ku nusja nga Librazhdi u kap nga vjehrri dhe vjehrra, duke tradhëtuar bashkëshortin.

Me anë të këtij reagimi Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për publikimin e pamjeve të tilla, të cilat u shpërndanë gjerësisht në medie, duke thënë se janë të rrezikshme dhe cënuese të të drejtave themelore.

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cënuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik, si dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës e sigurisë së 20-vjeçares.

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT:

AVOKATI I POPULLIT SHPREH SHQETËSIMIN MBI FUSHATËN POSHTËRUESE TË NDËRMARRË NDAJ NJË QYTETAREJE NË RRETHIN E LIBRAZHDIT

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin mbi fushatën e përbaltjes së drejtpërdrejtë ose të tërthortë publike të identifikuar në disa media sociale apo rrjete informacioni, në lidhje me rastin e një qytetareje në rrethin e Librazhdit së cilës iu ekspozuan në mënyrë të qëllimshme detaje të jetës private me synimin e turpërimit të saj publik.

Avokati i Popullit konsideron se sipërmarrjet vullnetare në rolin e policisë martesore si dhe kriminalizimi moral i zgjedhjeve që çdo qytetar apo qytetare bën me jetën e vet seksuale janë të rrezikshme dhe cënuese të të drejtave të tyre themelore.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vëren se sensacionalizimi i këtyre ngjarjeve të natyrës tërësisht private nga ana e disa mediave por edhe faqeve me karakter publikimesh në rrjetet sociale, i shërbejnë dëmtimit të interesave të qytetarit të vënë në shënjestër, duke e demonizuar atë si dhe duke e ekspozuar deri ndaj kërcënimeve të jetës nga ana e atyre që i keqkuptojnë limitet e të drejtave të tyre familjare apo më tej.

Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të menjëhershme nga ana e autoriteteve të sigurisë për mbrojtjen e qytetares së cënuar, ndëshkimin e frymëzuesve, iniciuesve dhe zbatuesve të fushatës së poshtërimit të saj publik dhe ndjekjen penale të kërcënuesve të jetës dhe sigurisë së kësaj qytetareje.

Avokati i Popullit vëren po ashtu me shqetësim se rënia e përgjithshme e cilësisë së edukimit dhe varfërimi galopant ekonomik që prodhon papunësi, emigracion dhe fragmentarizim të familjeve, po i ashpërson përherë e më shumë marrdhëniet midis qytetarëve duke krijuar tension, kontradikta dhe konfliktualitet.

Më shumë


spot_img








spot_img