Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Video e kryebashkiakut socialist duke pirë kokainë, vjen reagimi parë nga Qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

1f9d9d5136f5983b0d7f1bc65066dc16

Pas publikimit të videos së kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë, vjen dhe reagimi i parë nga Qeveria.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, është shprehur mbrëmjen e sotme se së pari duhet të provohet nëse video është e vërtetë, dhe sipas saj nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.

E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, ka thënë zv,ministrja Voda në emisionin “Byro Politike”.

Më shumë

spot_img