Kryeministri Edi Rama ka qenë për një vizitë në Farkë të Tiranës për t'i dorëzuar dokumentin e legalizimit një prej familjeve, e cila kishte mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjatë bisedës me kryefamiljarin, njëkohësisht kryetar i PD në Farkë, Rama ka kuptuar se e kishte vendosur maskën mbrapsht.
Më pas ai e ka hequr maskën për ta vendosur sërish siç duhet, ndërsa me shaka i ka kërkuar llogari qytetarit se pse nuk i kishte thënë gjë.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ti gëzosh me fëmijët me babanë. Politika shkon e vjen, themelet e shtëpisë mbeten.
Në këto momente, Rama shikon se maskën e kishte përsëprathti.
Rama: Po t’i pse nuk më thua se e kisha PS mbrapsht, apo t’i kështu e do?
Banori: Nuk e pashë e kishe mbrapsht.