Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ ‘E dëgjuam duke thirrur MAM’, ky është momenti kur u gjet vogëlushi 2 vjeçar në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ ‘E dëgjuam duke thirrur MAM’, ky është momenti
Vogelushi Tian dhe heroi i tij, Astrit Kryeziu

Vogëlushi 2 vjeçar Tian nga Malisheva natën e djeshme e kaloi i vetëm në mes të pyllit me prindërit dhe grupet e kërkimit që e kërkuan deri në momentin që e gjetën.

Astrit Kryeziu ishte heroi i ditës, i cili e gjeti vogëlushin dhe bëri të mundur bashkimin e tij me prindërit.

Ai tha se kontrolluan pikërisht në atë zonë për shkak se kamerat e shtëpisë e kishin filmuar 2 vjeçarin në momentet e fundit para se të zhdukej.

“ E kuptuam se ai s’ka mundur të largohet më shumë se 1 kilometër meqë ishte 2 vjeçar. Dhe pastaj kemi insistuar në atë pjesë aty ku është parë nga kamerat fëmija”, tha Kryeziu.

“E pastaj në një vend këtu në një lugshtajë bukur të madhe, unë dhe Valdet Kryeziu e kemi dëgjuar djalin duke thirrur mam. Pastaj i kemi thirrë edhe disa të tjerë, dhe pastaj djali ka dalë, me siguri ka qenë duke fjetur.

Pastaj njëri nga djemtë që e gjeti e kapi, e kemi përqafuar dhe i dham ujë. Ishte në gjendje të mirë shëndetësore”, ka përfunduar Astrit Kryeziu.

Ky është momenti kur është gjetur Tiani:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll