Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për videon e publikuar të Bashkëpuntorit X, ndërkohë që në shkrimin e tij nuk kanë munguar tonet ironike ndaj opozitës.
Rama ka shkruar se nëse publikimi i këtyre fakteve është flamuri i aksionit opozitar, atëherë Lulzim Basha do të ishte lider e Shqipëria do të ndodhej në Polin e Veriut.
Sakaq ai i ka bashkëngjitur postimit edhe videon e publikuar nga PD-ja.
POSTIMI I PLOTË:
Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…