Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

VIDEO: Dy të rinjtë i vënë flakën makinës së shefit të Paraburgimit, gati sa nuk digjen vetë; Vëllezërit e Feim Alisinanit: S’ka pasur konflikte

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f9582f46b9729da87b921bf7e9b3266b

Mjeti i shefit të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, është djegur qëllimisht dhe ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, kanë qenë dy të rinj ata që i kanë vënë flakën makinës me targa AA 091 NB në pronësi të Feim Alisinanit. Të maskuar me kapuç dhe maska anti-covid, të rinjtë fillimisht kanë thyer xhamin e makinës e më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Por aq amatorë duken në video këta të rinj, saqë për pak sa nuk digjen dhe vetë.

Ndërkohë, vëllezërit e shefit të Paraburgimit janë shprehur se i vëllai i tyre, Feim Alisinani nuk ka konflikte me asnjë person. Sipas tyre, ai ka shërbyer në disa burgje të vendit dhe ka bërë vetëm detyrën. Në dijenin e tyre, i vëllai nuk ka pasur asnjë kërcënim ndaj dhe ata nuk besojnë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Ata kanë thënë se i vëllai dhe sot, pavarësisht se i kishin djegur makinën, ka shkuar në punë si zakonisht.

“Grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë”, janë shprehur vëllezërit e Feim Alisinanit, shefit të Paraburgimit në Vlorë që i dogjën makinën në orët e para të ditës së sotme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img