Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Video duke pirë kokainë, Lefter Alla hidhet në sulm: PD në bashkëpunim me grupe biznesi dhe grupe kriminale po më shantazhojnë (E plotë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

3a30ae028f1bd9580c6d42c3a00a590e

Kryebashkiaku i Dibrës, Lefter Alla reagon pas publikimit të videos ku pretendohet se ai shfaqet duke pirë kokainë në ambientet e një lokali.

Në reagimin e tij të fundit, Alla sulmon Partinë Demokratike duke thënë se po bashkëpunon me grupe biznesi dhe grupe kriminale për ta shantazhuar atë.

Alla e quan videon montazh, por nuk paralajmëron kundërpërgjigje me padi në gjykatë si ndaj PD apo ndaj gazetarit Artan Hoxha që e publikoi videon.

Ky i fundit tha se i ka bërë të gjitha verifikimet që duhet të bëjë një gazetar investigativ përpara se ta publikonte videon. Hoxha gjithashtu tha se ka qenë nën presion me forcë dhe para për të mos e publikuar videon.

Reagimi i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla:

Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.

Më shumë

spot_img