Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Dua Lipa vjen sot në Shqipëri, oficerët e policisë me fenelinat ndezur e presin në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Dua Lipa vjen sot në Shqipëri, oficerët e policisë me

Mbrëmjen e sotme këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet që të mbërrijë në Shqipëri.

Për këtë arsye, Policia rrugore është përgatitur që të marrë të gjitha masat e sigurisë. Efektivët e policisë me automjetet me fenelina ndezuar janë në pritje të Duas jashtë ambienteve të aeroportit të Rinasit për ta shoqëruar më pas këngëtaren drejt destinacionit ku do të qëndrojë mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se Dua Lipa më 28 Nëntor do të mbajë koncertin e saj madhështor në zemër të Tiranës. Lajmin më herët e bëri me dije vetë këngëtarja përmes një videoje në Instagram, ku tha se do të performojë në kuadër të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Ajo ka zgjedhur ta përmbyllë turneun në Shqipëri, në datën 28 Nëntor dhe hyrja për në koncert do të jetë falas për të gjithë shqiptarët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu