Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

VIDEO DRAMATIKE/ I harruar nga fëmijët e tij, i moshuari me lot në sy pret vetëm një telefonatë: Më mirë të vdisja

Lajme të ngjashëm

Shkruan gazetari Enrik Mehmeti:

 

I harruar prej të afërmve dhe familjarëve e kalon shumicën e kohës me lot në sy në pritje të një telefonate prej tyre,nje telefonat e cila mungon prej vitesh.Kjo është drama e hidhur e një prej të moshuarve që jeton në azilen e Fierit.

E gjeta ulur në rrugë në hyrjen e aziles duke vajtuar dhe e pyeta nëse nuk ndihej mirë por mu përgjigj që më mirë të kishte dhimbje nga sëmundje se sa dhimbja që kishte në shpirt .

E ftova për drekë aty pranë për të lehtësuar sado pak vetminë e tij dhe mësuar diçka nga drama që shkaktojnë lotët me ngashërim te ai.

Më tregoi se prej shumë kohësh askush nuk kujtohej as për një telefonatë ,as niprit e tij të cilët e telefononin deri disa kohë më parë.

“Më mirë të vdisja se sa të vuaj kështu pa asnjë që të kujtohet për mua” më tha perpara kësaj videoje që e regjistrova me shumë si një mesazh dedikuar të gjithë atyre që braktisin familjarët e moshuar.

Të duam të afërmit e moshuar ashtu sic ata na kanë dashur në rinin e tyre sepse loti i tyre për shkak të braktisjes është shumë i rëndë ashtu si një “shkëmb mbi shpinë”.

(Shënim: I moshuari dëgjonte me vështirësi,kjo është arsyeja e komunikimit me tonacion të lartë)

 


Më shumë