Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë në aeroportin e Madridit, pasi po tentonte të futej në Spanjë me dokumente false.
Policia gjatë kontrollit ka zbuluar se shqiptari kishte dokumente false dhe se në atë moment i janë vënë e prangat e nga autoritetet spanjolle.
Në video shihet shqiptari i shqetësuar, i cili thotë se gjithçka e kishte bërë për një jetë më të mirë, pasi kishte dy fëmijë dhe e kishte të nevojshme të emigronte.
“Këta njerëz harxhojnë kursimet e një viti të tërë dhe kanë shitur edhe prona që të mbërrijnë në Britani” thotë një nga policët.
Pasi i mundësohet një përkthyes, atij i lejohet të komunikojë në telefon me gruan.
“Zemër jam në polici, më ndaluan. Mos u bëj merak” dëgjohet të thotë ai në telefon. Shqiptari do të qëndrojë në qeli, deri në momentin e kthimit në Shqipëri.
@tiktok.italiano1 #albania #colombia #tiktokitaliano1 #brasil #spain #airport #arrested ♬ suono originale – Bessi