Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO: Dodik refuzon kabinën e fshehtë, voton para gazetarëve që po e filmonin

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Dodik refuzon kabinën e fshehtë, voton para gazetarëve
Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik ka votuar në Banja Llukë të Bosnjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Serbi. Por ndryshe nga votuesit e tjerë, Dodik ka refuzuar të votojë në dhomën e fshehtësisë. Edhe pse ligji e kërkon që vota duhet të jetë e fshehtë, Dodik mori fletën e votimit dhe nuk ju drejtua kabinës së votimit, por e vendosi fletën e votimit në tavolinën e komisionerëve. Në praninë e ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin ai votoi. Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletën e votimit dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, siç edhe parashihet me ligj për të siguruar votimin e fshehtë. Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik njihet për deklaratat dhe veprimet e tij provokuese. Duket se edhe këtë herë ai ka shkaktuar një incident gjatë momentit të votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbajtura në Serbi. Video e tij teksa vendos fletvotimin në tavolinë para shumë vëzhguesve dhe ekipeve të shumta të gazetarëve po bënë xhiron e rrjetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese