Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Ditmir Bushati shpërthen në të qeshura për shkarkimin: Kryeministri më hoqi, i tha mendja e vet

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Ditmir Bushati shpërthen në të qeshura për

Endri Xhafo e detyroi Ditmir Bushatin të flasë për largimin e tij nga qeveria katër vite më parë.

Duke sjellë në kujtesë deklaratat e Berishës në atë kohë dhe mbrojtjen që ish-ministri i jashtëm grek Kotzias bëri në media për largimin e Ditmir Bushatit, gazetari e pyet ish ministrin se kush e largoi nga detyra.

Ditmir Bushati nuk e mban dot të qeshurën në studio për këtë pyetje që ka munduar gazetarin dhe kthen përgjigjen e tij.

Pyetje: Zoti Bushati, Sali Berisha ka thënë Ditmirin e hoqi Erdogan. Kolegu dhe nuk di nëse mund të spekuloj, miku juaj Kotzias, ish ministër i jashtëm i Greqisë ka thënë: Ditmir Bushati nuk u largua nga kabineti sepse qendroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një qendrim tjetër për cështjen e Kosovës. Me pak fjalë ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kam një pikëpyetje disa vjecare nga pamundësia për tju intervistuar kush ju hoqi? Kush e hoqi Ditmir Bushatin?

Ditmir Bushati (qesh): Po pse edhe pas katër viteve kur unë nuk jam më aty prapë duhet të vazhdoj të përgjigjem?

Xhafo: Sepse nuk e keni dhënë asnjëherë përgjigjen…

Bushati: Po kjo është një temë tanimë e ezauruar që nuk ma do mendja që ka ndonjë interes.

Xhafo: Kush e hoqi Ditmir Bushatin?

Bushati: Po çfarë duhet të them: kryeministri se normal kryeministri e heq ministrin.

Xhafo: Kush i tha?

Bushati: Po normal vetja e vet. Këtë temë e kemi harruar.

 

LEXO EDHE: Reforma në Drejtësi, Bushati: Unë me zor e kam kapërdirë 2016-ën, por kjo ndodhi se ne nuk jemi të aftë të zgjidhim punët tona, duam ndërmjetësues

LEXO EDHE:“Kryesia e PS nuk është mbledhur për çështjen McGonigal”, Ditmir Bushati komenton çështjen që po i “vë zjarrin” politikës së ditës

LEXO EDHE: Ditmir Bushati për ambasadoren amerikane: Nuk na lejohet diplomacia e megafonit kur vjen puna te marrëdhënia me SHBA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll