Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Digjet hoteli në Devoll, ja si u shkrumbua kati i fundit

Hotel “Paradise” u përfshi këtë pasdite nga flakët në Vranisht të Devollit duke u djegur plotësisht kati i fundit dhe çatia e objektit.

Sapo ka rënë zjarri të gjithë vizitorët dhe punonjësit e hotelit janë larguar menjëherë jashtë.

Për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në vendngajrje kanë shkuar dy zjarrfikëse nga Korça dhe një nga Devolli

Kliko këtu për të parë videon

Policia ka njoftuar se zjarri ishte aksidental dhe shkak dyshohet oxhaku në katin e tretë të hotelit ose nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 14:00, në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në katin e tretë të një hoteli. Lëndime në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, deklaroi policia  e Korçës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese