Në një moment teksa prezanton duke qeshur me të madhe, ai del nga live. Me sa duket në video, Çyrbja ka qenë në zyrë me një person, i cili e ka bërë për të qeshur, duke e detyruar që të dalë papritur nga mbledhja online. Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Gjermanisë” u bë nga Denisi Deliu, i cili e justifikoi duke thënë se largimi i Jurgis Çyrbes nga zoom "ishte defekt teknik". Sigurisht e qeshura kapi edhe të pranishmit e tjerë në mbledhjen online. Ndonëse përpiqen të fshejnë të qeshurat, mimikat e tyre i tradhtojnë.View this post on Instagram
Sondazh
Poll