Një përleshje e dhunshme shpërtheu në Parlamentin e Senegalit pasi një deputet i opozitës goditi në fytyrë me shpullë një kolege grua, siç tregojnë pamjet televizive, mes ashpërsisë në rritje midis politikanëve të partisë në pushtet dhe opozitës.
Gjatë prezantimit të buxhetit të enjten, deputeti i opozitës Massata Samb iu afrua dhe goditi Amy Ndiaye Gniby të koalicionit qeverisës Benno Bokk Yakaar (BBY), duke shkaktuar një sërë përleshjesh.
Deputetja grua mori një karrige nga rreshti para saj dhe e hodhi drejt Samb-it përpara se një deputet tjetër ta shtrinte atë në dysheme. Seanca u pezullua pasi politikanë të tjerë u përfshinë në goditje, akuza dhe fyerje.
Tensionet janë rritur midis politikanëve në pushtet dhe opozitës që nga zgjedhjet legjislative të korrikut, në të cilat partia në pushtet humbi shumicën, e dëmtuar pjesërisht nga shqetësimet se Presidenti Macky Sall do të kërkojë një mandat të tretë në 2024.