Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/Deputeti i Lushnjes fliste për gjendjen e spitalit, Agron Gjekmarkaj dëgjonte muzikë? Ja si reagon edhe Luçiano Boçi

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/Deputeti i Lushnjes fliste për gjendjen e spitalit, Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, i cili është bërë "hit" në rrjet për deklaratat e tij në Kuvend, pasi flet hapur për çdo problematikë, ditën e sotme ka folur sërish për gjendjen e spitalit të Lushnjes.

Në fjalën e tij ai tha se "në spitalin e Lushnjes bëhen vetëm synetlliqe dha nga 2 herë apandesiti", ndërsa të ndryshme ishin reagimet nga kolegët e tij.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, deputeti Luçiano Boçi tund kokën në shenjë keqardhje për gjendjen e spitalit, ndërsa ka edhe nga ata që nuk po i kushtonin shumë rëndësi fjalimit të kolegut të tyre.

I tillë ishte Agron Gjekmarkaj, që nga pamjet duket që ka vendosur kufjet në vesh, teksa shihet duke tundur kokën sikur të ishte duke dëgjuar muzikë. Nuk dihet se çfarë ka qenë duke dëgjuar Gjekmarkaj, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve ishin të vëmendshëm në fjalën e kolegut të tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu