Demokratët e grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha kanë vendosur të mblidhen në një nga bar-et e ish-Bllokut, për të kthyer ndonjë gotë me njëri-tjetrin e për të festuar në këtë prag të ndërrimit të viteve.
Deputeti Kreshnik Çollaku ka ndarë pamje nga festa dhe bie në sy se vëmendjen e ka marrë kryetari, Lulzim Basha i cili ka marrë rolin e "Deejay-t".
Teksa kërcejnë dhe kthejnë gotat me pije që kanë marrë, deputetët, stafi mbështetës dhe demokratët e tjerë që janë të pranishëm shikojnë me admirim liderin e tyre, që është ngjitur në vendin ku qëndron "deejay" për të zgjedhur këngë me sa më shumë atmosferë.
Pavarësisht se lënë përshtypjen se janë spontane, Lulzim Basha duket që i ka vënë re dhjetëra celularët që janë drejtuar drejt tij dhe vazhdon të ndjekë ritmin, duke e udhëzuar DJ se çfarë këngësh të vendosë.
Megjithatë, ndonjëherë fjalët janë vërtet të tepërta ndaj më mirë shikoni vetë performancën dhe super atmosferën që krijon kryedemokrati...