Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO: Demokratët e djegin me festë në ish-Bllok, "DJ Luli" garanton super atmosferë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO: Demokratët e djegin me festë në ish-Bllok, "DJ

Demokratët e grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha kanë vendosur të mblidhen në një nga bar-et e ish-Bllokut, për të kthyer ndonjë gotë me njëri-tjetrin e për të festuar në këtë prag të ndërrimit të viteve.

Deputeti Kreshnik Çollaku ka ndarë pamje nga festa dhe bie në sy se vëmendjen e ka marrë kryetari, Lulzim Basha i cili ka marrë rolin e "Deejay-t".

Teksa kërcejnë dhe kthejnë gotat me pije që kanë marrë, deputetët, stafi mbështetës dhe demokratët e tjerë që janë të pranishëm shikojnë me admirim liderin e tyre, që është ngjitur në vendin ku qëndron "deejay" për të zgjedhur këngë me sa më shumë atmosferë.

Pavarësisht se lënë përshtypjen se janë spontane, Lulzim Basha duket që i ka vënë re dhjetëra celularët që janë drejtuar drejt tij dhe vazhdon të ndjekë ritmin, duke e udhëzuar DJ se çfarë këngësh të vendosë.

Megjithatë, ndonjëherë fjalët janë vërtet të tepërta ndaj më mirë shikoni vetë performancën dhe super atmosferën që krijon kryedemokrati...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese