Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Deklarata e ashpër e Veliajt: S’do e lëmë Tiranën në dorën e zhulsave

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Deklarata e ashpër e Veliajt: S’do e lëmë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dy ditë më parë u zhvillua me debat mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarëve të opozitës.

Debati ishte për pagesat e inceneratorve, ku me tone të larta dhe ofenduese Veliaj tha se bashkia e Kavajës që drejtohet nga PD, ka paguar për inceneratorin, ndërsa nuk bien darkord për pagesat për inceneratorin e Tiranës.

Ja ku e keni bashkinë e Kavajës, siç vajtët me tanga, me reçieta me rroba banjo në 22 gusht ta paguanit, tani ne që jemi veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë. Sepse ne nuk mund ta lëmë Tiranën në dorë të zhulsave, kjo është pak, por e sigurt”, shprehet Veliaj.

Mirëpo kjo deklaratë aspak etike ka sjellë reagime nga opozita. Ish-kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi thotë se gjuha e përdorur nga kryebashkiaku është e rëndomtë dhe me mllef kundër opozitës.

Kurioz jam se ku kanë humbur pas fushate këta të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Jo për gjë, por u tronditën nga posteri i fushatës së 14 Majit kundër korrupsionit…

Vetëm një halabak i rëndomtë mund të flasë me kaq mllef e urrejtje kundër opozitës, e cila më në fund e ka kthyer sallën e Këshillit Bashkiak në një platformë llogaridhënie.

Erion Veliaj do mbahet mend si kryebashkiaku më i korruptuar dhe vulgar, i cili me forcën e betonit dhe korrupsionit e shpërfytyroi Tiranën”, shkruan Këlliçi.

Një reagim në lidhje me këtë çështje ka bërë edhe politikanja Brislida Shehaj, e cila shkruan se kur nuk do të paguash inceneratorin dhe ato para të shkojnë për infrastrukturën arsimore jë zhuls.

Bëjeni vetë komentin. Kur nuk paguan inceneratorin se nuk do qëtë kemi 4.3 milione euro më pak investime në infrastrukturën arsimore për fëmijët je zhuls. Falenderoj mediat e pavrura që heshtën”, shkruan Brisilda Shehaj.

Gjuha e rrugaçit hajdut pas amnistisë të Skapit! #sb”, shkruan Berisha, teksa ndanë një video nga mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese