Kleviol Ahmeti, ose ndryshe si të gjithë e njohim me emrin “Cllevio” është një person mjaft i komentuar. Përveç për sherret me Noizyn, emri i Kleviolit ka qarkulluar në medie edhe për lidhjet e miqësisë me Laert Haxhiun, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, i cili po vijon përballjen me autoritetet në Greqi për të penguar ekstradimin.
Së fundmi disa video të cilat kanë shqetësuar jo pak fansat e Cllevios po qarkullojnë në rrjet. Reperi është shfaqur i shtrirë në krevatin e një spitali në Dubai ku dhe ka bërë me dije se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi një sulm në zemër.
Deri më tani gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë sipas asaj që vetë Cllevio ka thënë pritet që në ditët në vijim t’ i ndënshtrohet dhe një tjetër operacioni.
@vipat_e_tiktokut #cllevioserbiano44 #albania?? #dubai?? ♬ suono originale - Vipat_e_TikTokut