Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Çfarë po ndodh në BBV? Ledjona kërkon të largohet nga shtëpia: Dua të dal

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Çfarë po ndodh në BBV? Ledjona kërkon të
Një ditë pas spektaklit të Big Brother Vip, konkurrentja Ledjona Xheladinaj kërkon të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ledjona ka biseduar sot me Eglën dhe i ka thënë se dëshiron që të lërë shtëpinë. “Më kuptoni, ju kam xhan dhe ju dua për atë që jeni dhe nuk kam asnjë lloj interes loje. Thjesht nuk më pëlqen kjo gjëja këtu, kaq. Nuk jam unë kjo siç jam”, i tha Ledjona Eglës. LEXO EDHE: Bëhet pishman burri i Ledjonës: Jemi ndarë me mirëkuptim, i kërkoj falje për komentin Pas deklaratës, banorët e tjerë të shtëpisë u përpoqën që të qetësonin Ledjonën dhe ta bindin që të mos e lërë lojën. Mbetet për tu parë nëse Ledjna do larghet ose jo nga shtëpia. Mbrëmjen e djeshme Ledjona doli në nominim me tre konkurrente të forta, Ilnisën, Rozën dhe Sarën. Gjatë qendrimit të saj në shtëpi, Ledjona ka rrëfyer përjetimet e saj nga divorci me ish-partnerin e saj. Ajo tha se ka  raport shumë të mirë me ish-bashkëshortin, por ky i fundit e përgënjeshtroi Ledjonën. Përmes një letre ai tha se Ledjona gënjen dhe se ajo nuk e lejon vajzën që ta takojë atë. Por disa ditë më vonë, ish-bashkëshorti i kërkoi falje Ledjonës për komentet e bëra. © Videpo Credits: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese