Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

VIDEO: Çfarë kishte në BAGAZHIN e makinës së prokurorit NDOJ, hetuesit nxjerrin THASËT me…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a9d91248a71f1ad83fef841a3867f03d

Ky është momenti kur hetuesit nxjerrin nga bagazhi i makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit Arjan Ndoj thasë me dokumente.

Makinës tip “Mercedes” i bë atentat në datën 1 nëntor te mbikalimi i Shkozetit. Brenda ndodhej prokruori Ndoj, Landi Muharremi dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku, i cili ndërroi jetë sot, 6 ditë pas atentatit.

Ata ishin nisur nga Durrësi drejt Tiranës, por pasi u dërguan në spital për mjekim, vendi i ngjarjes u blindua nga forca të shumta policie. Prokurorë nga Krimet e Rënda mbërritën menjëherë dhe nisën hetimet, ndërsa vetëm dy ditë më pas në media u bë publik lajmi se në makinë ishin gjetur tre dosje hetimore.

Përmbajtja e tyre është ende e paqartë, por dyshohet se ato janë dosje që kanë të bëjnë me çështje pronash. Është raportuar se një prej dosjeve është ajo e vrasjes së gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi, një tjetër është dosje e çështjes së pronave në Gjirin e Lalzit, si dhe një dosje që kishte humbur kohë më parë kur u vodh Prokuroria e Durrësit.

Megjithatë vetë prkurori Ndoj nga spitali e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se materialet e gjetura në bagazhin e makinës, që përdorej nga Ndoj por është në pronësi të një biznesmeni durrsak, nuk janë të rëndësisë së veçantë, pasi në të kundërt do ishte arrestuar.

Momenti kur nga bagazhi i makinës nxirren sasi të mëdha dokumentesh:

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img